• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të sulmeve ukrainase në Rajonin e Belgorodit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme

Për shkak të sulmeve ukrainase në Rajonin e Belgorodit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme

Moskë, 14 gusht 2024 (MIA) - Në rajonin e Belgorodit sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të sulmeve ukrainase, deklaroi guvernatori rajonal, Vjaçesllav Glladkov.

"Situata në rajonin e Belgorodit edhe më tej është jastëzakonisht e rëndë dhe tensionuese. Granatim i përditshëm bga forcat e armatosura të Ukrainës, shtëpi të dëmtuara, civilë të lënduar dhe të vrarë", theksoi Glladkov.

Ai shtoi se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në nivel rajonal për tërë rajonin e Belgorodit, por se do të kërkojë vendosje të gjendjes së jashtlzakonshme në nivele federal. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR