• e premte, 27 dhjetor 2024

Për shkak të shirave të dendur shembet një tempull antik në Indi, humbin jetën nëntë persona

Për shkak të shirave të dendur shembet një tempull antik në Indi, humbin jetën nëntë persona

Nju Delhi, 14 gusht 2023 (MIA) - Nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të bllokuar pasi tempulli i lashtë hindu Anjani Mahadev Mandir u shemb për shkak të shirave të dendur në shtetin verior indian Himaçal Pradesh, shkruan Bi-B-Si. 

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi rrëshqitjet e dheut goditën një tempull në qytetin turistik të njohur Shimla. Shiu i dendur ka goditur Himaçal Pradesh ditët e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Njëzet e një persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në aksidente të lidhura me shiun. Ministri i shtetit Suhvinder Sing Suhu deklaroi në vendin e ngjarjes se rreth 20 deri në 25 njerëz mund të mbeten të bllokuar nën mbeturinat.

Videot e shpërndara në mediat sociale gjatë ditëve të fundit tregojnë se lumi po bart shtëpi dhe automjete si dhe pemë.

Disa orë para shembjes së tempullit, shtatë njerëz vdiqën në një stuhi në distriktin Solan. Ministri Suhu u bëri thirrje qytetarëve në vend që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të shiut, raporton Bi-Bi-Si. qa/

Foto: Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR