• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të protestave të bujqve polak, Ukraina është e gatshme të kufizojë eksportin në BE

Për shkak të protestave të bujqve polak, Ukraina është e gatshme të kufizojë eksportin në BE

Kiev, 29 shkurt 2024 (MIA) - Ukraina është e gatshme të kufizojë eksportin e ushqimit në Bashkimin Evropian me qëllim që të zbusë brengën e bujqve polak, deklaroi zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë, Taras Kaçka.

Ai theksoi se Kievi mund të përdorë mjete të cilat do ta stabilizojnë kryesisht rritjen e eksportit në BE.

"Do të pranojmë që eksporti të mos rritet aq shpejtë dhe pa pritur si në vitet paraprake", tha Kaçka, duke shtuar se parashikueshmëria e treguar për momentin është më e rëndësishme për prodhuesit ukrainas se sa "zgjerimi agresiv".

Kryeministri polak Donald Tusk dje deklaroi se qeveria e tij po mendon për mbyllje të përkohshme të kufijve për tregti me Ukrainën nëse Varshava nuk arrin marrëveshje me Kievin që do të kufizonte importin e prodhimeve ushqimore.

"Polonia po paguan një çmim shumë të lartë për vendimin të fillojë tregti të lirë me Ukrainën", theksoi Tusk. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR