• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme ndërpritet shembja e ndërtesës së shtrembëruar në Tajvan

Për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme ndërpritet shembja e ndërtesës së shtrembëruar në Tajvan

Taipei, 6 prill 2024 (MIA) - Për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme pas tërmetit të së mërkurës në Tajvan është ndërprerë rrënimi i ndërtesës së shtrembëruar 10-të katëshe.

Ndërtesa e cila duhet të shembet për shkaqe sigurie është kthyer në simbol të tërmetit prej 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 13, ndërsa gjashtë persona llogariten si të zhdukur.

Qindra lëkundje të njëpasnjëshme kanë goditur zonën që nga mëngjesi i së mërkurës, kur goditja kryesore ishte në brigjet lindore të Tajvanit. Njëra sot ka pasur një magnitudë prej 5.2 ballë.

Pasojat relativisht të vogla të tërmetit i atribuohen standardeve strikte të ndërtimit dhe fushatave të mëdha të trajnimit publik për popullsinë e ishullit të nënshtruar nga tërmeti.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR