• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të grevës të gjitha fluturimet nga aeroporti "Bruksel Jug-Sharleroa"

Për shkak të grevës të gjitha fluturimet nga aeroporti

Bruksel, 22 tetor 2024 (MIA) - Të gjitha fluturimet e sotme nga aeroporti "Bruksel Jug-Sharleroa" janë anuluar për shkak të grevës së personelit të sigurisë, kumtoi administrata e aeroportit.

"Siguria e udhëtarëve dhe të punësuarve nuk mund të garantohet për shkak të mungesës së personelit. Udhëtarët, flututimet e të cilëve janë anuluar, do të kontaktohen nga kompania e tyre ajrore për kthim të parave apo rezervim të ri", shtohet në kumteësn e administratës së aeroportit, nga i cili fluturojnë edhe aeroplanët në relacionin Bruksel-Shkup.

Nga administrata shtojnë se arritja e aeroplanëve në aeroport do të zhvillohet në pajtim me itinerarin e paraparë.

Për sot nga "Bruksel Jug-Sharleroa" ishin paraparë 89 fluturime me rreth 16.000 udhëtarë. Numri i këtillë i madh i udhëtarëve i referohet faktit që prej dje filloi pushimi vjeshtor në shkollat belge, ku mësimi zhvillohet në gjuhën franceze, që do të zgjatë deri më 1 nëntor.

"Po bëjmë gjithçka është e mundur për të ripërtërirë aktivitetet nga e mërkura", ceket në kumtesën e administratës së aeroportit "Bruksel Jug-Sharleroa". ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR