• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së është e papranueshme bllokada për zgjedhje të qeverisë së re në FBeH

Për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së është e papranueshme bllokada për zgjedhje të qeverisë së re në FBeH

Sarajevë, 8 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i poisaçëm i bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë, Johan Satler, sot e vlerësoi si të papranueshëm vazhdimin e bllokadës për emërimin e qeverisë së re të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, që u shkaktua nga kontesti rreth asaj se cila nga partitë pro-boshnjake, Partia për aksion demokratik (SDA) apo blloku i tubuar rreth Partisë socialdemorkate, e ka shumicën e nevojshme ndaj atij procesi.

"Nuk mund të paramendoj se ndonjë politikan përgjegjës në këtë vend dëshiron të shohë vazhdim të bllokadave të mëtutjeshme. Atë që e patëm në katër vitet e fundit në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, nuk ndodhë në demokraci", deklaroi Satler për gazetarët në Orashje.

Pas zgjehdjeve të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, në kohë rekorde u formua këshilli shtetëror i ministrave të BeH-së, si dhe qeveria e Republikës Sërpska, por jo edhe i entiteteve të Federatës së BeH-së. Problemi u krijua sepse SDA ka shumicë në klubin boshnjak në Dhomën e epërme, të koncipuar nacionale të popujve në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, ndërkaq arritën të marrin edhe funksionin e nënkryetarit të Federatës së BeH-së, Refik lendo. Sipas rregullave të tanishme, pa pëlqimin e tij nuk mund të vazhdohet me procedurën për zgjehdje të qeverisë së Federatës së BeH-së.

Për këtë duhet të dakordohet kryetarja e Federatës së BeH-së, Lidia Bradara (HDZ BeH) dhe dy nënkryetarët Refik Lendo (SDA) dhe Igor Stojanoviq (SDP BeH). Lendo zgjedhjen e qeverisë sër e e kushtëzohn me pjesëmarrje të SDA-së, përderisa blloku proboshnjak qytetar politik i "tetëshes" nuk dëshiron prëfshirje të kësaj partie në qeveri. Në këtë entitet prej vitit 2018 nuk është zgjehdur qeveri e re, por e vjetra funksiononte në mandat teknik.

Satler, i cili është edhe shef i Delegacionit të BE-së në Sarajevë, tha se kaluan pothuajse gjasht muaj nga mbajtja e zgjehdjeve dhe se përfundimisht është koha të emërohet Qeveria e re e Federatës së BeH-së. Sipas tij, me rëndësi është të përfundojë ky proces në mënyrë që të fillohet me realizimin e projekteve dhe reformave të ndryshme të cilat janë të lidhura edhe me rrugën evropiane të vendit.

Ai vlerësoi se ndarja e statustit ë kandidates në dhjetor të vitit 2022 "ishte kthesë e rëndësishme për BeH-në, por edhe nxitje për liderët e sapozgjehdur me momentum të ri për t'i zbatuar reformat e domosdoshme për inkuadrim në BE". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR