• e diel, 24 nëntor 2024

Për një vit e gjysmë më shumë se 150.000 qytetarë rus kanë hyrë në BeH

Për një vit e gjysmë më shumë se 150.000 qytetarë rus kanë hyrë në BeH

Sarajevë, 13 korrik 2023 (MIA) - Nga fillimi i luftës në Ukrainë gjithnjë e më shumë qyetarë rus e kanë lëshuar vendin. Shkaku kryesor për këtë është frika nga mobilizimi, shkruan Dnevni avaz.

Siç është theksuar, kjo reflektohet edhe në hapësirën e Ballkanit, kështu që është e dukshme rritja e tranzitit të shtetasve rus në mbarë rajonet.   

Kur bëhet fjalë për BeH-në, qytetarët rusë vijnë kryesisht nga Serbia, Mali i Zi dhe Turqia dhe destinacioni i tyre përfundimtar është një nga vendet e BE-së.

Gjatë vitit 2022 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2023, në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë hyrë 154.753 shtetas rusë, ndërsa janë larguar rreth 142.708.

Vetëm këtë vit, deri më 1 korrik në vend kanë hyrë 79.784 shtetas të Federatës Ruse dhe janë larguar 72.627.

Vitin e kaluar ka pasur 74.969 mbërritje dhe 70.081 largime të shtetasve rusë.

Aktualisht, ka një numër të madh të tyre në kampet e emigrantëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përveç të qenit një rrugë tranziti, disa qytetarë rusë kanë vendosur të qëndrojnë në BeH dhe të fillojnë biznese. Që nga fillimi i luftës, vetëm në Sarajevë janë regjistruar rreth 30 kompani, pronarët e të cilave janë nga Rusia. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR