• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për një muaj rejtingu i kryeministrit britanik ka rënë 10 për qind

Për një muaj rejtingu i kryeministrit britanik ka rënë 10 për qind

Londër, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Popullariteti i kryeministrit britanik Rishi Sunak ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i mandatit të tij, në tetor të vitit 2022. 

Anketa e bërë dje dhe pardje, tregon se 70 për qind e të anketuarve kanë një opinion negativ për punën e tij, kundrejt vetëm 21 për qind që kanë një pikëpamje të favorshme për kryeministrin.

Anketa e JuGov tregon se ky është niveli më i ulët i popullaritetit të Sunakut me vlerësimin neto nga -49, që është e krahasueshme me rezultatet e Boris Xhonsonit gjatë muajve të fundit të mandatit të tij ku vlerësimi i tij ishte -53.

Popullariteti i liderit laburist Keir Shtajmer, gjithashtu, ka rënë me nëntë pikë në dy javët e fundit, me një vlerësim aktual prej -22, ndërsa mendim pozitiv për atë kishin 32 për qind nga britanikët, ndërsa qëndrim të kundërt kanë 54 për qind nga qytetarët, transmeton JuGov. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR