• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Për një javë në Greqi mbi 122.000 të infektuar dhe 355 të vdekur nha Kovid-19

Për një javë në Greqi mbi 122.000 të infektuar dhe 355 të vdekur nha Kovid-19
Athinë, 2 gusht 2022 (MIA) – Javën e kaluar në Greqi është shënuar rritje prej 21 përqindëve e numrit të vdekjeve nga Kovid-19, gjithsej 355 vdekje, por edhe rënie prej 11 përqindëve e numrit të rasteve pozitive, sipas raportit javor të Organizatës kombëtare të Shëndet publik për gjendjen me pandeminë në vend, njofton korrespondentja e MIA nga Athina. Në periudhën nga 25 deri më 31 korrik janë konfirmuar 122.230 raste me Kovid-19, nga të cilët 20 për qind janë riinfeksione, ndërsa janë kryer 802.999 testime, me një shkallë të pozitivitetit prej 15.22 për qind, krahasuar me 15.56 për qind një javë më parë. Për shtatë ditë janë regjistruar 355 vdekje, 21 për qind ose 84 vdekje më shumë se javën e kaluar. Në spitalet greke në periudhën konkrete janë pranuar 2558, ndërsa janë lëshuar 2219 pacientë, kurse gjithsej 138 persona janë të kyçur në aparatet në repartet për kujdes intensiv në spitalet greke. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë konfirmuar 4.474.616 raste me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 31.377 persona. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR