• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për momentin, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për përfshirjen e Bullgarisë në konflikt ushtarak, thotë ministri teknik bullgar i Mbrojtjes

Për momentin, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për përfshirjen e Bullgarisë në konflikt ushtarak, thotë ministri teknik bullgar i Mbrojtjes
Bruksel, 13 tetor 2022 (MIA) – Rusia aktualisht paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për përfshirjen e Bullgarisë në një konflikt ushtarak, deklaroi ministri teknik bullgar i Mbrojtjes Dimitar Stojanov. "Bullgaria ka sisteme të vjetra sovjetike të mbrojtjes ajrore dhe prandaj është e nevojshme të marrë pjesë në një sistem të përbashkët", deklaroi Stojanov në Bruksel, ku mori pjesë në takimin dyditor të kolegëve të NATO-s, transmeton BTA. Sipas tij, Bullgaria ka nevojë urgjente për një sistem të tillë. Stojanov njoftoi se së bashku me 14 vende të tjera nga aleanca, ai nënshkroi një letër me qëllim për të krijuar mburojë evropiane kundër raketave. Ai theksoi se në takimin e NATO-s nuk është diskutuar çështja e pretendimeve të Rusisë se kamioni i shpërthyer në urën e Kerçenit ka kaluar nëpër Bullgari. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR