• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Për komisionin e pavarur izraelit Netanjahu është drejtpërdrejtë përgjegjës për lëshimet gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Për komisionin e pavarur izraelit Netanjahu është drejtpërdrejtë përgjegjës për lëshimet gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Tel-Aviv, 26 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni i pavarur civil për hetim të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 konstatoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu është drejtpërdrejtë përgjegjës për lëshimet që çuan drejt tij, së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, shefin e armatës dhe shefin e shërbimeve të sigurisë.

Komisioni sot i prezantoi rezultatet e vta pas një hetimi katërmujor në të cilin u dëgjuan rreth 120 dëshmitarë. Është themeluar nga familjarët e viktimave të sulmeve të Hamasit sepse nuk ka pasur hetim shtetëror.

Komisioni konkludoi se Qeveria e Izraelit, armata izraelite dhe shërbimet e sigurisë "nuk arritën në misionin e tyre primar t'i mbrojnë qytetarët e Izraelit".

AI, gjithashtu, e konsideron Netanjahun përgjegjës për injorimin e "paralajmërimeve të përsëritura" para 7 tetorit 2023 për shkak të, siç tha, raportit të tij të qetë ndaj Hamasit, për minim të të gjitha qendrave për vendim-marrje, përfshirë edhe kabinetin dhe Këshillin për siguri nacionale, me çka është parandaluar çfarëdo lloj diskutimi serioz për sigurinë.

Komisioni, gjithashtu, konstatoi se liderët ushtarak dhe të mbrojtjes janë fajtorë që i kanë injoruar paralajmërimet në ushtri, për praninë e pakësuar ushtarake përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, përderisa shumë herët janë mbështetur në mjete teknologjike.

Në ditën e sulmit të Hamasit, sipas raportit, përgjigja e ushtrisë ishte e ngadalshme dhe mungoi.

Komisioni civil bëri thirrje për formim urgjent të komisionit shtetëror i cili do ta hetojë sulmin e 7 tetorit. Netanjahu e kundërshtoi këtë, duke pohuar se një hetim i tillë duhet të fillojë vetëm pasi që të përfundojë lufta. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR