• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për katër vite Kosovën e kanë lëshuar 156.000 banorë

Për katër vite Kosovën e kanë lëshuar 156.000 banorë

Prishtinë, 9 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës sot njoftoi se për katër vite nga viti 2018 deri në vitin 2022, më shumë se 150.000 persona e kanë lëshuar Kosovën. 

"Në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, vlerësohet se Kosovën e kanë lëshuar 150.000 banorë ose pothuajse 8,85 për qind e popullsisë së vendit", thuhet në kumtesën e ministrisë, raporton Beta. 

Në periudhën prej vitin 2020 deri në vitin 2022, në Kosovë kanë emigruar 26.329 banorë, ndërsa jashtë Kosovës janë shpërngulur mbi 93.000 banorë.

Vlerësohet se më 1 prill të vitit 2011 jashtë vendit kanë jetuar 703.978 shtetas të Kosovës, ndërsa në fund të vitit 2022 ky numër u rrit në 949,719 ose 53.89, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas rezultateve nga regjistrimi i fundit i popullsisë nga viti 2011, Kosova ka 1.739.825 banorë, prej të cilëve 1.616.869 ose 92,9 për qind janë shqiptarë.
Kosova po kërcënohet me migrim edhe më të madh pas heqjes së vizave nga Bashkimi Evropian nga 1 janari i këtij viti. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR