• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Për herë të dytë pensionistët nga Tetova bllokuan hyrjen në qytet – kërkojnë pensione më të larta

Për herë të dytë pensionistët nga Tetova bllokuan hyrjen në qytet – kërkojnë pensione më të larta

Tetovë, 17 tetor 2023 (MIA)- Për herë të dytë, pensionistët nga Tetova organizuan protestë publike dhe bllokuan qarkullimin në qytet me qëllim për të shprehur pakënaqësinë e tyre për pensionet e ulëta. Sërish rreth një orë paraditen e sotme janë mbledhur në udhëkryqin e bulevardeve "Marshal Tito" dhe "Vidoe Smilevski-Bato" dhe kanë bllokuar qarkullimin.

"Kërkesa jonë është e njëjtë, rritje lineare prej 5.000 denarë dhe pension minimal prej 20.000 denarë. Për të pasur një jetë më dinjitoze për pensionistët e lënë pas dore. Për herë të parë pas pavarësisë së vendit, pensionistët protestojnë pas 32 vitesh. Pensionet janë shumë të ulëta dhe ata duhet të fitojnë të drejtat e tyre nëpërmjet protestave. Grupi i punës që punon për krijimin e kushteve dhe shqyrtimin e kërkesave ende nuk ka dhënë rezultate, deri në fund të muajit do të dalin me qëndrim. Ndërsa në rrjetet sociale lexova që kryeministri thotë se me ligji do të rregullohet pensioni minimal. Në mënyrë lineare duhet të jetë e barabartë për të gjithë", deklaroi Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së pensionistëve. 

Ministrja, kryeministri dhe presidenti duhet të dalin ta shohin këtë popull, të shohin pensionistët.

Ka para, mos na gënjejnë. Le të ulen, le të zgjedhin problemet e pensionistëve. Gjashtë për qind është pak, duhet të ketë për të gjithë që të jetojnë. Nuk ka rrugëdalje nga këto shtrenjtim. Nëse jo, le të na dërgojnë ushqimet që hanë ata atje në Kuvend, 30 denarë për biftekët"..., deklaroi Letka Mishovska.

Pensionistët paralajmëruan se do të vazhdojnë protestën. ms/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR