• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për dy muaj nga liberalizimi i vizave, 116 mijë kosovarë kanë aplikuar për pasaportë

Për dy muaj nga liberalizimi i vizave, 116 mijë kosovarë kanë aplikuar për pasaportë

Prishtinë, 3 mars 2024 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës (ARC), Blerim Camaj, thotë se 116 qytetarë kanë aplikuar në ARC për marrjen e pasaportës në dy muajt e fundit, që nga hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Camaj për portalin "Ekonomia Onlajn" tha se gjatë kësaj periudhe interesim të shtuar për pajisjen me pasaportë biometrike kanë shfaqur edhe qytetarët serbë në veri të vendit dhe që nga 1 janari deri më tani kanë aplikuar dhe kanë marr  pasaportë mbi 1.400 qytetarë nga komunat veriore . Në total, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, deri më tani janë pajisur me pasaporta të Kosovës rreth shtatë mijë persona.

Drejtori i ARC-së mohon pretendimet se ka mungesë të materialeve për lëshimin e pasaportave, por thotë se herë pas here janë shfaqur probleme.

"Kërkesat kanë qenë në rritje tani situata vetëm ka filluar me u stabilizu nga fundi i muajit shkurt. Në muajin janar janë diku rreth 71 mijë qytetarë që kanë aplikuar për pasaporta dhe në muajin shkurt diku rreth 45 mijë qytetarë", tha Camaj. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR