• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për dy dekada, çmimi i arit u rrit për 800 për qind

Për dy dekada, çmimi i arit u rrit për 800 për qind

Nju-Jork, 10 shtator 2024 (MIA) – Vitin e kaluar çmimi i dukatit vazhdimisht po thyen rekorde. Këtë vit filloi me maksimum historik prej 2.050 dollarë, ndërsa çdo muaj arrinte maksimum të ri. 

Çmimi i tanishëm botëror i bursës është rreth 2.520 dollarë për një ons, që është rritje prej gati 500 dollarë për vetëm tetë muaj të këtij viti, ndërsa pritet që vitin ta përfundojë me rekord të ri. 

Çmimi i këtij metali fisnik për dy dekada u rrit për 800 për qind. 

Sipas analistëve, kërkesa për dukatin investues në Amerikë dhe në Kinë trajtohet si një nga furnizimet më të sigurta dhe më të përgjegjshme. Kërkesa për dukatin investues në tremujorin e parë të këtij viti u rrit për 68 për qind në krahasim me vitin e kaluar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR