• e premte, 27 dhjetor 2024

Për britanikët "Uizer" është kompania më e keqe për fluturime të shkurtra

Për britanikët

Londër, 22 shkurt 2023 (MIA) - Linja ajrore hungareze me buxhet të ulët Uizer është shpallur nga britanikët si linja ajrore më e keqe në distanca të shkurtra. Udhëtarët e anketuar nga shoqata britanike e konsumatorëve "Which?" (Cila?) i dhanë transportuesit një yll nga pesë, duke vlerësuar qëndrimin e tyre në aeroplan, kushtet dhe komoditetin e ulëseve, raportoi DPA.

Hulumtimi nga shoqata e konsumatorëve ka përfshirë 8,046 britanikë të anketuar në tetor të vitit 2022 në lidhje me përvojat e tyre të udhëtimit ajror gjatë dy viteve të fundit.

Jo më shumë se dy yje u dhanë në të gjitha kategoritë e tjera, duke përfshirë vlerën për para dhe pastërtinë. Transportuesi kryen fluturime me distanca të shkurtra nga tetë aeroporte në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Birmingam, Edinburg, Getuik dhe Luton. Rejtingu i përgjithshëm kompanisë ajrore "Uizer" midis shfrytëzuesve është 48 për qind, duke e vendosur atë në fund të renditjes, pas "Rajaner" (52 për qind), Eurouings (53 për qind) dhe British eruejs (56 për qind).

Autoriteti i Aviacionit civil të Britanisë kumtoi në dhjetor se kishte "shqetësime të rëndësishme" për sjelljen "e papranueshme" të Uizer, pasi pasagjerët e tij ankoheshin më shpesh sesa përdoruesit e linjave të tjera ajrore. Rregullatori zbuloi gjithashtu se linja ajrore po vononte pagesën e parave që u detyroheshin udhëtarëve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR