• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për 30 për qind roaming më të lirë për qytetarët tanë me vendet nga BE, nga viti 2028 çmimet barazohen

Për 30 për qind roaming më të lirë për qytetarët tanë me vendet nga BE, nga viti 2028 çmimet barazohen

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Qytetarët tanë nga ky muaj kanë për 30 për qind roaming më të lirë me vendet nga BE-ja, konfirmoi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

"Nga 1 tetori tanimë ka hyrë në fuqi Marrëveshja mes operatorëve të BE-së dhe operatorëve në Ballkanin Perëndimor për zvogëlimin e çmimeve të roamingut në kuadër të proceseve në BE. Kjo do të thotë se qytetarët tanë dhe biznesi nga RMV-ja kur dalin jashtë vendit, tanimë kanë 30 për qind harxhime më të vogla për roaming dhe anasjelltas, që do të thotë qytearët ose bizneset nga BE në RMV do të kenë 30 për qind harxhime të zvogëluara për roaming", tha ministri Aliu, i cili mbajti brifing me mediumet.

I pyetur konkretisht çka do të thotë kjo lidhur me çmimet, Aliu tha se ato janë në kompetencë të operatorëve.

"Konkretisht, me siguri operatorët presim këto ditë të dalin me oferta, me paketa në të cilat do t'i kenë, do t'i ofrojnë (çmimet), pasi Marrëveshja është mes operatorëve të BE-së dhe operatorëve të Ballkanit Perëndimor", tha ministri Aliu.

Ai theksoi se janë definuar edhe aktivitete për zvogëlim të mëtejmë gradual të çmimeve për roaming dhe atë në vitin 2026 po ashtu do të ketë zvogëlim për 30 për qind, ndërsa pritet në vitin 2028 çmimet për roaming të jenë të njëjta si çmimet e atyre shërbimeve, të cilat janë në tregun e vendit.

"Kjo do të thotë se në vitin 2028 çmimet e njëjta do t'i kemi si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit", thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në pyetje të gazetarëve, Aliu thotë se të gjithë operatorët janë pajtuar t'i zvogëlojnë çmimet dhe se nga operatorët varet si do të komunikojnë me qytetarët dhe nëse do të informojnë përmes fushatave, pasi bëhet fjalë për sektor privat. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR