• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Për 24 orë në Gazë janë vrarë 79 palestinezë

Për 24 orë në Gazë janë vrarë 79 palestinezë

Gazë, 26 qershor 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës janë vrarë 79 persona, njoftuan autoritetet palestineze të Shëndetësisë. Në mesin e të vrarëve janë edhe 33 persona që u goditën ndërsa po përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare.

Dëshmitarët palestinezë pretendojnë se forcat izraelite shpesh hapin zjarr ndaj civilëve të cilët afrohen pranë pikave të ushqimit.

Armata izraelite, nd;rkaq, njoftoi se bëhet fjalë për të shtëna paralajmëruese ndaj personave që po afroheshin "në mënyrë të dyshimtë".

Ndërkohë, armata izraelite ka konfirmuar se të martën shtatë ushtarë të saj humbën jetën në një shpërthim të një pajisjeje të improvizuar të vendosur në një automjet të blinduar. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR