• e diel, 06 tetor 2024

“Oushn Gejt” e shpall të humbur nëndetësen Titan dhe ekuipazhin e saj

“Oushn Gejt” e shpall të humbur nëndetësen Titan dhe ekuipazhin e saj

Nju Jork, 22 qershor 2023 (MIA) - Ekuipazhi i nëndetëses "Titan" është zhdukur, korniza e saj për zbritje në fund të ujit dhe kapaku i pasëm janë gjetur sot mes rrënojave jo shumë larg fundosjes së anijes "Titanik", ka bërë të ditur Oushn Gejt.

“Tani besojmë se drejtori ynë ekzekutiv Stokton Rash, Shahzade Davud dhe djali i tij Sulejman Davud, Hamish Harding dhe Pol-Anri Nargeole, fatkeqësisht janë zhdukur”, thuhet në kumtesën e kompanisë private.

Në komunikatë theksohet se udhëtarët kanë qenë eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe pasioni të thellë për mbrojtje të oqeaneve në botë.

“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të përkushtuar të cilët janë të rraskapitur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo humbje. E gjithë familja e Oushn Gejt është thellësisht mirënjohës për burrat dhe gratë e shumë organizatave të bashkësisë ndërkombëtare që me aq mund u angazhuan në këtë mision”, ka thënë kompania.

 

QËNDRONI TË LIDHUR