• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ostini do të paraqitet në një seancë dëgjimore para Kongresit për fshehjen e sëmundjes

Ostini do të paraqitet në një seancë dëgjimore para Kongresit për fshehjen e sëmundjes

 Uashington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Ministri  amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostini sot do të paraqitet  në seancë dëgjimore para Kongresit amerikan, për shkak se i është nënshtruar një operacioni për kancerin e prostatës pa e njoftuar presidentin amerikan Xhozef Bajdenin apo zëvendësin e tij në Pentagon.

"Është krejtësisht e papranueshme që u deshën më shumë se tre ditë që të njoftohet  presidenti se ministri i Mbrojtjes është në spital,  dhe nuke  kontrollon Pentagonin. Luftërat kanë marrë hov në Ukrainë dhe Izrael, anijet tona ishin nën zjarr në Detin e Kuq, ndërsa  bazat tona po përgatiteshin për sulme në Irak dhe Siri, ndërsa komandanti suprem nuk e dinte se ministri i tij i Mbrojtjes nuk është në detyrë", deklaroi kryetari i Komiteti i Forcave të Armatosura  të Kongresit Majk Roxhers, raportojnë mediat britanike. 

 Ostini paraprakisht kërkoi falje që nuk e ka informuar Bajdenin në kohë për sëmundjen, ndërhyrjen kirurgjikale dhe shtrimin në spital, duke shpjeguar se ai ishte i tronditur kur mësoi se kishte kancer.

Seanca dëgjimore do të jetë hera e parë që kongresmenët drejtpërdrejt ta marrin në pyetje. Të hënën, Pentagoni i publikoi rezultatet e një hetimi të brendshëm 30-ditor për të gjithë rastin,  i cili arriti në përfundimin se "asgjë që është hetuar nuk ka treguar ndonjë indikacion për keqdashje ose tentativë për mashtrim". 

 Edhe republikanët edhe demokratët në Kongres e kanë kritikuar Ostinin se nuk e ka zbuluar diagnozën e tij për kancer dhe shtrimin në spital të mëvonshëm, ndërsa disa anëtarë të Partisë Republikane, përfshirë ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trampin, kanë kërkuar që Ostini  të ndërrohet nga funksioni.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR