• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ostin: Sulmet ndaj ushtarëve amerikanë në Irak janë të papranueshme

Ostin: Sulmet ndaj ushtarëve amerikanë në Irak janë të papranueshme

Uashington, 7 gusht 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, deklaroi mbrëmë se SHBA-ja "nuk do të telerojë" sulme ndaj ushtarëve të saj. Deklaratën e dha gjatë takimi që e zhvilloi së bashku me sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken, me ministren e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Mbrojtjes së Australisë, Peni Vong dhe Riçard Marlls, në kompleksin e Akademisë detare amerikane në Anapolis, Merilend.

Mesazhi i Ostin i referohet sulmit ndaj ushtarëve amerikanë në një bazë në Irak. Të paktën pesë ushtarë amerikanë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, gjatë sulmit të dy ditëve më parë në bazën ushtarake “Ain al-Asad” në pjesën perëndimore të Irakut.

I pyetur nëse e dinte se kush qëndronte pas sulmit, ministri i mbrojtjes tha se SHBA beson se është një grup i mbështetur nga Irani. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR