• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ostin: Ukraina sovrane ka rëndësi vendimtare për sigurinë globale

Ostin: Ukraina sovrane ka rëndësi vendimtare për sigurinë globale

Uashington, 23 janar 2023 (MIA) - Shefi i Pentagonit, Llojd Ostin sot ka mbajtur takim virtual me grupin e Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, i cili përbëhet nga 50 vende. Ky ishte takimi i 18-të i këtij grupi ndërkombëtar që nga krijimi i tij në prill të vitit 2022 dhe dalja e parë publike e Ostin që nga shtrimi i tij në spital.

"Mbrojtësit e Ukrainës vazhdojnë t'i shkaktojnë humbje të konsiderueshme ushtrisë së Kremlinit. Putini vazhdon të sakrifikojë një numër të madh ushtarësh rusë në luftën e tij të pamatur", tha Ostin.

Ai shpreson se raketat dhe dronët do të demoralizojnë popullin ukrainas dhe do të thyejnë moralin e ushtarëve ukrainas.

Shefi i Pentagonit ka bërë thirrje vendeve pjesëmarrëse në grup që t'i ofrojnë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Sipas tij, forcat ushtarake të Rusisë janë dobësuar dhe demoralizuar ndjeshëm dhe Ukraina ka kthyer nën kontrollin e saj më shumë se gjysmën e territorit sovran të pushtuar nga Rusia pas pushtimit.

"Ukraina sovrane dhe e sigurt ka rëndësi vendimtare për sigurinë globale. Dhe ne nuk duhet të hezitojmë në mbështetjen tonë për Ukrainën SHBA-ja vazhdon të punojë në monitorimin dhe llogaritjen e ndihmës së sigurisë së SHBA-së dërguar Ukrainës", tha Ostin dhe shtoi se SHBA-ja nuk sheh asnjë provë të prekshme të keqpërdorimit ose devijimit të paligjshëm të pajisjeve të SHBA-së që i janë dhënë Ukrainës. rq/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR