• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ostin: Si asnjë vend tjetër Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga terorizmi dhe agresioni

Ostin: Si asnjë vend tjetër Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga terorizmi dhe agresioni

Bruksel, 11 tetor 2023 (MIA) - I gjithë horori i sulmeve të Hamasit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe në kushte të tilla SHBA-ja fuqishëm qëndron pas Izraelit dhe të drejtës së tij që të mbrojë veten dhe qytetarët e tij nga këto sulme terroriste, deklaroi sot në Bruksel sekretari shtetëror amerikan, Llojd Ostin. 

"Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë izraelitë, që të sigurohemi se kanë gjithçka që u duhet që ta mbrojnë vendin e tyre", shtoi Llojd në fjalimin e Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, që po mbahet në kuadër të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Sipas tij, si asnjë vend tjetër Izraeli ka të drejtë të plotë të mbrohet nga terrorizmi dhe agresioni dhe për këtë e ka mbështetjen e plotë të NATO-s. fc/

Fotografia: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR