Ostin: SHBA do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur ushtarët e saj
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin premtoi se SHBA-ja do t'i “marr të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur ushtarët e saj. Ai e deklaroi këtë në komentin për sulmin e djeshëm me dron nga grupet pro-iraniane kundër personelit ushtarak amerikan në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë të Uashingtonit, ndërsa dhjetëra u plagosën.
Uashington, 29 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin premtoi se SHBA-ja do t'i “marr të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur ushtarët e saj. Ai e deklaroi këtë në komentin për sulmin e djeshëm me dron nga grupet pro-iraniane kundër personelit ushtarak amerikan në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë të Uashingtonit, ndërsa dhjetëra u plagosën.
"Më lejoni të shpreh fillimisht zemërimin dhe pikëllimin tim për vdekjen e tre ushtarëve të guximshëm amerikanë në Jordani dhe plagosjen e ushtarëve të tjerë. Presidenti dhe unë nuk do të tolerojmë sulme të tilla ndaj forcave amerikane dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur vendin tonë dhe ushtrinë tonë, tha Ostin në Pentagon.
Ostin e publikoi këtë në ditën e tij të parë në Pentagon pas shtrimit të tij të papritur në spital më 1 janar lidhur me komplikimet nga trajtimi i kancerit të prostatës, kujton agjencia.
Pasi u shtrua në spital, ai kreu detyrat e tij në distancë nga Qendra mjekësore kombëtare ushtarake Volter Rid në Meriland. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s