• e enjte, 18 korrik 2024

Ostin: Putini do të fitojë në Ukrainë nëse Uashingtoni e ndërpret ndihmën

Ostin: Putini do të fitojë në Ukrainë nëse Uashingtoni e ndërpret ndihmën

Uashington, 31 tetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin druan se Rusia do të jetë e suksesshme në luftën kundër Ukrainës nëse SHBA-ja nuk e vazhdon mbështetjen e saj për vendin e sulmuar.

Në dëgjimin e sotëm para Komitetit për ndarje të mjeteve në Senatin amerikan në uashington, Ostin u pyet për atë se sa kohë ka Ukraina para se presidenti rus Vlladimir Putin të fitojë në luftë nëse nuk ka ndihmë shtesë ushtarake amerikane për Ukrainën.

ostin tha se është vështirë të jepet kornizë e saktë kohore. Por, tha ai, "mund të garantoj se pa mbështetjen tonë, Putini do të jetë i suksesshëm".

ostin dhe sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken u dëgjuan në mënyrë që të përgjigjen në pyetjet për pakon e ndihmave prej rreth 105 miliardë dollarëve që presidenti amerikan Xho bajden e kërkoi nga Kongresi, i cili përfshin mbështetje për Izraelin dhe Ukrainën. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR