• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ostin: Përparimi i trupave ruse ngadalësohet në rajonin e Harkov pas heqjes së kufizimit të armëve

Ostin: Përparimi i trupave ruse ngadalësohet në rajonin e Harkov pas heqjes së kufizimit të armëve

Bruksel, 13 qershor 2024 (MIA) - Përparimi i Rusisë në rajonin e Harkovit po ngadalësohet, ndërsa linja e frontit po stabilizohet pasi disa aleatë hoqën kufizimet për përdorimin e armëve të dhuruara nga Kievi për të sulmuar objektivat në tokën ruse, deklaroi  sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, Lojd Ostin.

"Ajo që unë shoh është një ngadalësim i përparimit rus dhe stabilizim në atëj pjese të frontit," tha Ostin.

Sipas tij, do të ketë aksione më të suksesshme të ushtarëve ukrainas. 

Ostin e deklaroi këtë para gazetarëve në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

“Por po, kishte shqetësime disa javë më parë se do të shihnim një përparim të rëndësishëm nga rusët. Mendoj se nuk do ta shohim se do të ndodhë kjo", shtoi Ostin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR