• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ostin: Për të qenë të sigurt duhet të forcojmë mbrojtjen dhe parandalimin

Ostin: Për të qenë të sigurt duhet të forcojmë mbrojtjen dhe parandalimin

Bruksel, 17 tetor 2024 (MIA) - Fokusi ynë është drejtuar në mbrojtjen e territorit dhe njerëzve të çdo vendi të NATO-s dhe për këtë qëllim duhet të punojmë së bashku në përforcimin e mbrojtjes dhe parandalimin, porositi sot nga Brukseli sekretari shtetëror amerikan Lojd Ostin para fillimit të mbledhjes në Këshillin Veriatlantik në nivel të ministrave të mbrojtjes, ku mori pjesë edhe ministri i Maqedonisë së Veriut Vllado Misajlovski.

"Do të kemi mundësi të bisedojmë për realizimin e vizionit të vendosur në Samitin e korrikut të NATO-s në Uashington", deklaroi Ostin.

Ai përkujtoi se në Këshill marin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes nga partnerët e NATO-s nga rajoni aziatik-paqësor - Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re, të cilët me homologët e tyre nga Aleanca do të bisedojnë për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtje.

"Në vazhdim do të diskutojmë për atë që duhet të bëjmë për të siguruar ndihmë shtesë për Ukrainën. Me padurim pres për këtë të diskutojmë me ministrin (ukrainas) Umerov, i cili do të marrë pjesë në atë diskutim. Mendoj se kjo do të jetë një mbledhje e rëndësishme", shtoi Ostin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute shtoi se përveç ministrave nga vendet partnere të rajonit aziatik-paqësor, në mbledhjen ministrore marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

"Nuk mund ta shohim botën si BE-në, si rajonin euroatlantik ose vetëm si rajonin indo-paqësor, sepse ato janë të lidhura dhe ka shumë kërcënime dhe sfida me të cilat duhet të përballemi së bashku", shtoi Rute.

Ai theksoi se nëse ndonjë anëtar i NATO-s nga dita e parë e agresionit rus ndaj Ukrainës i jepte ndihmë vendit në mënyrë që të mund të luftonte, sigurisht që ishte SHBA. Rute shtoi se pikërisht për këtë dëshiron ta njohë Ostinin për lidershipin e tij personal në bashkimin e disa vendeve për sigurimin e mbështetjes për Ukrainën.

"Nga vetë ukrainasit e di se sa e rëndësishme është për ta që nga dita e parë, që të jenë të sigurtë edhe psikologjikisht, por edhe realisht, të ndjejnë se nuk janë vetëm", tha Rute.

Ai theksoi se të gjithë janë të vetëdijshëm se mjetet që tani vendet anëtare të NATO-s i shpenzojmë për mbrojtjen nuk janë të mjaftueshme dhe njoftoi se gjatë mbledhjes së nesërme të Këshillit Veriatlantik, por edhe në takimet e ardhshme të aleatëve do të bisedohet edhe për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje.

"Të gjithë e dimë se nëse duam të jemi gati në planin afatgjatë, duhet t'i rrisim mjetet dhe shpenzimet (për mbrojtjen)", theksoi Rute, megjithatë edhe njëherë duke falënderuar Ostinin, për atë që, siç tha, SHBA është aleat i besueshëm dhe që "e mbrojnë këtë pjesë të Evropës". sa/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR