• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ostin: Një këst i ri prej gjashtë miliardë dollarësh i ndihmës për Ukrainën

Ostin: Një këst i ri prej gjashtë miliardë dollarësh i ndihmës për Ukrainën

Uashington, 26 prill 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, paralajmëroi sot një këst të ri prej 6 miliardë dollarësh nga ndihma për Ukrainën, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të arrijë furnizimet për Kievin, pasi ndihma për Ukrainën u bllokua në Kongresin amerikan për muaj të tërë, transmetuan agjencitë.

Kësti i ri është i dyti i shpallur këtë javë, pasi të mërkurën u paralajmërua ndihmë për Kievin prej miliarda dollarësh.

Këto dy shuma janë pjesë e pakos së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Kievin, e cila u miratua përfundimisht këtë javë nga Kongresi amerikan dhe u konfirmua me nënshkrim të presidentit amerikan Xho Bajden.

Ndërsa ndihma prej 1 miliard dollarësh e miratuar të mërkurën do të vijë nga furnizimet ushtarake amerikane, ajo e shpallur sot do të sigurohet nëpërmjet kontratave me industrinë e mbrojtjes ose partnerët. Kjo do të thotë se kjo ndihmë do të marrë më shumë kohë për të arritur në fushën e betejës.

Pas nënshkrimit të pakos së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën të mërkurën, Bajden premtoi se së shpejti do të dërgojë shumë armë në Kiev. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR