• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ostin më 29 shkurt do të dëshmojë para Kongresit për fshehjen e sëmundjes

Ostin më 29 shkurt do të dëshmojë para Kongresit për fshehjen e sëmundjes

Uashington, 7 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin më 29 shkurt do të dëshmojë para Kongresit për fshehjen e diagnozës së kancerit dhe shtrimin e mëvonshëm në spital, duke e përfshirë edhe presidentin Xho Bajden, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Kongresit.

"Ministria e Mbrojtjes i konfirmoi Komitetit të forcave të armatosura të Dhomës Përfaqësuese se sekretari Ostin do të dëshmojë para Komisionit më 29 shkurt në lidhje me fshehjen e hospitalizimit të tij, deklaroi zëdhënësja e Komitetit të Forcave të Armatosura, Xhastin Tripati.

Ostin kërkoi falje gjatë brifingut televiziv të javës së kaluar sepse nuk u ka treguar në kohë Bajdenit dhe personelit udhëheqës për diagnozën e tij të kancerit në prostatë,  duke shtuar se frika për shëndetin e tij ishte goditje që e ka tronditur.

Ostin (70) kërkoi falje edhe për mënyrën se si e trajtoi shtrimin e mëvonshëm në spital, i cili u mbajt fshehtë nga opinioni, personeli udhëheqësi dhe Bajdeni.

Ngjarja shkaktoi bujë politike. Disa republikanë të shquar, duke përfshirë edhe ish presidentin Donald Tramp, kërkuan largimin e Ostinit nga funksioni.

Ostin është gjeneral i pensionuar me aktë yje, i cili i ka udhëhequr forcat në Irak dhe është sekretari i parë me ngjyrë i mbrojtjes në SHBA.

Gjatë skandalit Bajden vetëm shkurt deklaroi se i beson Ostinit, pavarësisht se ishte dakord që Sekretari kishte bërë një vlerësim të gabuar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR