• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ostin kërkoi falje që fshehu se kishte kancer dhe se është në spital

Ostin kërkoi falje që fshehu se kishte kancer dhe se është në spital

Uashington, 1 shkurt 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot kërkoi falje publikisht për mbajtjen në fshehtësi se vuante nga kanceri i prostatës dhe se është në spital, rast që shkaktoi kritika në vend.

"Dua të jem shumë i qartë, nuk ia dolëm si duhet, unë nuk e kam menaxhuar si duhet. Më duhej të informoja Presidentin për diagnozën time të kancerit. Unë duhet t'i kisha thënë edhe ekipit tim edhe popullit amerikan dhe marr përgjegjësinë e plotë për këtë. I kërkoj falje kolegëve të mi dhe popullit amerikan, tha ai në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se dëshiron ta bëjë shumë të qartë se nuk ka shkelje të autoritetit apo rrezik për komandën dhe kontrollin e ministrisë që ai drejton.

Ostin është kritikuar shumë pas zbulimeve se së fundmi është mjekuar në spital dhe se problemi i tij shëndetësor mbahet sekret, në kundërshtim me prokolloet aktuale për njerëzit në detyrë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR