• e diel, 25 gusht 2024

Ostin dhe Galant biseduan për marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit në Gazë dhe për rreziqet rajonale

Ostin dhe Galant biseduan për marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit në Gazë dhe për rreziqet rajonale

Uashington, 23 gusht 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot deklaroi se me kolegun e tij izraelit, Joav Galant ka biseduar për një spektër të gjerë të çështjeve rajonale, përfshirë edhe tensionin aktual në kufirin izraelito-libanez dhe nevojën për t'u dakorduar ndërprerja e zjarrit në Rripin e Gazës, transmetojnë mediumet britanike.

Sekretari Ostin në platformën X shkroi se gjatë bisedës së djeshme është bërë fjalë edhe për rrezikun nga eskalimi i situatës në rajon nga ana e Iranit dhe grupeve që e mbështesin dhe se me atë rast e ka bindur Galantin se SHBA-ja ka pozicione të mira në rajon. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR