• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ostin arrin për vizitë në Kiev

Ostin arrin për vizitë në Kiev

Kiev, 21 tetor 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin sot ka arrit në Kiev, transmetojnë agjencitë e huaja, duke theksuar se kjo është një shprehje e mbështetjes amerikane për Ukrainën pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

Pritet që ministri detajisht të bisedoj për ndihmën amerikane për Kievin në mbrojtje kundër forcave ruse të cilat po përparojnë në Ukrainën lindore.

Ndërkohë, Ostin publikoi se sistemi mbrojtjes raketor TAAD (Terminal High-Altitude Area Defense) i Izraelit tani është "dorëzuar në tokë".

"Jemi të gatshëm që shumë shpejtë ta lëshojmë në funksion dhe gjithçka po shkon sipas pritshmërive tona", deklaroi Ostin. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR