• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani: Veprimet e policisë janë legjitime

Osmani: Veprimet e policisë janë legjitime

Prishtinë, 26 maj 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot vlerësoi se janë legjitime veprimet e policisë së Kosovës për sigurimin e qasjes së kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës. 

Ajo ka reaguar pas zhvillimeve të ditëve të sotme në veri të vendit, ku kryetarët e dalur nga zgjedhjet e fundit u penguan në rrugën e tyre drejt zyreve, një situatë e cila la pas vetes disa policë të lënduar si dhe disa vetura të djegura. 

"Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim", ka thënë Osmani.

"Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!", përfundoi Osmani. fc/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR