• e mërkurë, 21 janar 2026

Osmani takon Koshtën: Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave

Osmani takon Koshtën: Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave

Prishtinë, 17 dhjetor 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Koshta.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Bruksel u mirëprita nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Koshta.

Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

QËNDRONI TË LIDHUR