• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani takoi kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Rot

Osmani takoi kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Rot

Prishtinë, 1 tetor 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Mihael Rot. Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë.

Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Rot dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.

“Gjermania ka qenë një aleate tradicionale e popullit të Kosovës dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje në përpjekjet tona për ta forcuar praninë dhe partneritetin tonë ndërkombëtar”, ka theksuar presidentja Osmani.

Osmani dhe Rot,  ndër të tjera diskutuan edhe për Procesin e Berlinit, me ç'rast Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces. Një pjesë e diskutimit në takim u fokusua edhe në procesin e dialogut me Serbinë.

QËNDRONI TË LIDHUR