• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Serbia ndërhyri në referendumin në veri, Kosova i përmbushi obligimet ndaj BE-së

Osmani: Serbia ndërhyri në referendumin në veri, Kosova i përmbushi obligimet ndaj BE-së

Prishtinë, 22 prill 2024 (MIA) -  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova u dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj, megjithatë autoritetet në Beogradi i kanë penguar në atë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas dështimit të djeshëm, për shkak të pjesëmarrjes së ulët, të referendumit për zëvendësimin e kryetarëve në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica Veriore, Osmani në faqen e saj në Fejsbuk ka shkruar se qytetarët në masë të madhe nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për shkak të presioneve nga Serbia, "të ekzekutuar nga lista (partia e serbëve të Kosovës) Lista serbe dhe strukturat ilegale kriminale" në veri të Kosovës.

Sipas saj, Serbia ka ndërhyrë ilegalisht në procesin zgjedhor të një vendi tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thyer premtimin që u ka dhënë partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa Kosova ka përmbushur obligimet ndaj Bashkimit Evropian.

"Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. Falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet e sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë", ka përfunduar Osmani.

Në votimin e djeshëm në katër komunat e veriut të Kosovës votuan vetëm 203 nga mbi 46 mijë votues të regjistruar, pas së cilës referendumi u shpall i pasuksesshëm. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR