Osmani priti kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi- në fokus forcimi i koordinimit strategjik dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilin e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
- Post By Fami Bajrami
- 15:44, 2 mars, 2026
Prishtinë, 2 mars 2026 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilin e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore e strategjike, të ndërtuara mbi themele të forta historike, kombëtare dhe shtetërore. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe në çdo proces të rëndësishëm diplomatik, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit të rregullt politik dhe diplomatik në të gjitha nivelet.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se forcimi i partneritetit vëllazëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet thelbësor për avancimin e interesave të përbashkëta dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në familjen euroatlantike.