• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani priti delegacionin nga Parlamenti federal i Belgjikës në Asamblenë parlamentare të NATO-s

Osmani priti delegacionin nga Parlamenti federal i Belgjikës në Asamblenë parlamentare të NATO-s

Prishtinë, 14 korrik 2023 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Teo Franken.

Osmani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën.

Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për paqe t`i paraprijë atij në NATO dhe se këta hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit.

Sipas Osmanit, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj si partnere në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. 

Një pjesë e takimit iu kushtuar edhe mundësive të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe fusha të ndryshme me interes të përbashkët.  

QËNDRONI TË LIDHUR