• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani për vizitë zyrtare në Finlandë

Osmani për vizitë zyrtare në Finlandë

 Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës,  me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, në kuadër të vizitës Osmani do të ketë takime me homologen e tij, Ministren, Elina Valtonen dhe me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jusi Halla-aho.

"Gjatë qëndrimit në Helsinki, Osmani do ta nënshkruajë Memorandumin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Qendrën Evropiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride, me seli në Helsinki", thonë nga MPJ-ja.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR