• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani: Një pjesë e planit amerikan për përdorim të dinarit në Kosovë është e pranueshme, pjesa tjetër të dakordohet në Bruksel

Osmani: Një pjesë e planit amerikan për përdorim të dinarit në Kosovë është e pranueshme, pjesa tjetër të dakordohet në Bruksel

Prishtinë, 18 mars 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani deklaroi se për autoritetet e Kosovës janë të pranueshme disa nga propozimet amerikane për çështjen e dinarit, përkatësisht vendimin e Bankës qendrore të Kosovës euroja të jetë mjeti i vetëm për pagesa të gatshme në vend, që do të thotë ndalesë për përdorim të valutës serbe, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në takim me gazetarë gjatë vizitës së sotme në komunën e Lipjanit, Osmani tha se për pjesën tjetër të propozimit amerikan do të ishte ideale të ketë marrëveshje mes palëve në Bruksel, në takimin e ardhshëm që ptitet të mbahet nesër, 19 mars, në nivel të kryenegociatirëve të Kosovës dhe Serbisë.

"Deri tani pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar deri tani, dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetë të propozimit. “Është shumë pozitive që ndërkombëtarët në krye me SHBA-në pajtohen qe mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë, dhe me ndihem e tyre kemi arritur që dërgesat dhe ndihmat financiare që arrijnë nga Serbia të bëhen në euro dhe jo me dinar dhe kjo e zgjidh një pjesë të madhe të problemit", tha mes tjerash ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se pjesa më sfiduese është që të sigurohet që ndihma financiare që vjen nga Serbia të mos shkon në duart e atyre që kanë abuzuar e që janë të korruptuar.

"Pjesa e dytë për të cilën nuk ka pajtim është se si duhet siguruar që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia mos të shkoj në duart e atyre personave që kanë abuzuar, që janë korruptuar, dhe që kanë marrë paratë në emër të qytetarëve dhe kanë shfrytëzuar paratë për krim, e korrupsion… Për këtë pjesë po hartohet një plan".

"Përkundër sfidave unë jam e bindur që jo vetëm do të arrihet pajtim, dhe është e domosodshme, dhe do të ishte mirë të arrihej në Bruksel”, tha ndër tjera presidentja Osmani.

Ndryshe, BE-ja e ka konfirmuar takimin e radhës Kosovë-Serbi që pritet të mbahet të martën, ku do të diskutohet çështja e dinarit në nivel kryenegociatorësh.

Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR