• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani- Nikolla: Diplomacia parlamentare ka rol jetik në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani- Nikolla: Diplomacia parlamentare ka rol jetik në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Tiranë, 4 shtator 2023 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas presidentes Osmani, diplomacia parlamentare ka rol jetik në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë kontekst,  Osmani dhe Nikolla, diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave e kapaciteteve.

Sipas presidentes Osmani, ekziston përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, duke rritur koordinimin dhe bashkërendimin në fushën e politikës së jashtme. Në këtë kontekst, Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të përkrahjes së delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës për përfundimin me sukses të trajtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

QËNDRONI TË LIDHUR