• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani në takim me Hovenier: E shqetësuar për shkak të heqjes së vizave për serbët me pasaporta ilegale

Osmani në takim me Hovenier: E shqetësuar për shkak të heqjes së vizave për serbët me pasaporta ilegale

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takimin e sotëm me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhef Hovenier është e shqetësuar për shkak të vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian t'i heqë vizat për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët posedojnë, siç thotë, pasaport ailegale të lëshuara nga Serbia, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç kumtoi kabineti presidencial, Osmani në takimin e rregullt me ambasadorin Hovenier ka thënë se heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.

 "Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë2, thuhet në njoftim.

Në takim, informojnë nga kabineti i Osmanit,  është diskutuar për pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të Presidentit Xho Bajden dhe sekretarit të shtetit Entoni Blinken, respektivisht.

"Duke e vlerësuar ftesën e SHBA-së dhe prezencën e Kosovës në këto aktivitete kyçe të Samitit si një zhvillim strategjik në dobi të avancimit dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon dhe përtej, presidentja Osmani potencoi impaktin pozitiv që do të kishte anëtarësimi i Kosovës në NATO për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme dhe afatgjate", thuhet në njoftim.

Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për takimet e fundit të presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe hapat konkret që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-në".

"Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit, me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut, citohet në njoftim. sa/ 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR