Osmani në Nju Jork për takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në kuadër të Javës së nivelit të lartë të KB-së
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork, ku në kuadër të Javës së nivelit të lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.
- Post By Fami Bajrami
- 10:01, 19 shtator, 2024
Prishtinë, 19 shtator 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork, ku në kuadër të Javës së nivelit të lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.
Gjatë kësaj vizite, presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.
Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.
Në agjendën e presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.