• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani me Makronin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe

Osmani me Makronin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe

Prishtinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me homologun e saj francez, Emanuel Makron, me të cilin ka biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Francës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një postim në faqen e saj në platformën “X”, pas takimit të mbajtur në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, Osmani ka thënë se me Makron ka diskutuar ndër të tjera edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

"Një bisedë kuptimplotë me presidentin Emanuel Makron në Samitin e NATO-s në Uashington, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në sundimin e ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës", ka shkruar Osmani.

Osmani në Uashington merr pjesë në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, ku shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, ndërsa i dedikohet axhendës për gratë, paqen dhe sigurinë.

Siç ka bërë të ditur kabineti i saj, ajo ka marrë pjesë edhe në aktivitetin përfundimtar të Samitit, ku ka biseduar me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e dhënë për Kosovën.mb/
 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR