• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani ka falënderuar SHBA-në për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për targat

Osmani ka falënderuar SHBA-në për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për targat
Prishtinë, 24 nëntor 2022 (MIA) – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Xhefri Hovenier për marrëveshjen e arritur nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Bruksel për targat e automjeteve të serbëve të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në një postim në faqen e saj në Tuiter, Osmani e vlerësoi rolin amerikan në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si shumë domethënës në parandalimin e përshkallëzimit të situatës. "Dua të falënderoj ambasadorin Hovenier dhe qeverinë amerikane për mbështetjen e tyre aktive në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore. Kosova është mirënjohëse, ka shkruar Osmani. Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, mbrëmë në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, ranë dakord që Prishtina duhet të shtyjë shqiptimin e dënimit për serbët e Kosovës të cilët nuk i zëvendësuan targat serbe me targa të Kosovës, derisa Beogradi të ndalojë lëshimin e targave me shenja serbe për automjetet në veri të Kosovës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR