• e enjte, 26 dhjetor 2024

Osmani demanton se është takuar me Gruevskin në Budapest

Osmani demanton se është takuar me Gruevskin në Budapest

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Pas thirrjes së ish anëtarit të "Grupit të zjarrit", ndërsa tani udhëheqës i partisë së sapoformuar - Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani demanton se është takuar me Nikolla Gruevskin në Budapest.

Mexhiti dje në Fejsbuk dërgoi një pyetje për Osmanin nëse ishte për vizitë zyrtare ose private në Budapest kur u takua me Gruevskin.

Osmani është përgjigjur në Fejsbuk: "Një herë thanë se është takuar me Ali Ahmetin, pastaj kanë thënë – jo, është takuar me Artan Grubin, tani unë jam takuar me të!", Ndoshta për të katërtën herë do ta qëllojnë!".

Mexhiti para dhjetë ditësh përmes Fejsbukut pyeti publikisht nëse është e vërtetë që ish kryeministrit Gruevski do t'i kthehet pasaporta.

Edhe ish kryeministri dhe ish lider i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka demantuar akuzat se ka pasur takime të fshehta me Gruevskin për ndryshimet në Kodin Penal.

Deklarata e Zaevit për TV 24 pasoi pasi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për TV 21 tha se vitet e fundit ka pasur disa takime të fshehta në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat ndër të tjera ulen dënimet për shpërdorim të pozitës zyrtare.

"Nuk është e vërtetë se kam pasur takime të fshehta me Ahmetin dhe Gruevskin dhe kam rënë dakord për ndryshimin e Kodit Penal. Deklarata e Ahmetit nuk është e vërtetë", thotë Zaev në deklaratën e tij për TV 24.

Edhe  ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes postimeve në rrjetin social ka mohuar takimet e supozuara.

Sipas Gruevskit për ndryshimet në nenin 353 me të cilat ulen dënimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, nuk ka pasur  kurrfarë takime të fshehta ku ai ka marrë pjesë.

Министерството за правда најави дека во наредниот период ќе поднесе нови барања за екстрадиција на поранешниот премиер Никола Груевски, кој е осуден и обвинет за неколку случаи, а престојува

Ai shton se të gjitha pretendimet për gjoja komunikime dhe takime të tij apo, në anën tjetër, ndikime të udhëheqësisë aktuale të VMRO-DPMNE-së, janë po aq të pasakta sa siç thotë ai, pretendimet se në periudhën e kaluar ka pasur takime me përfaqësues të pushtetit lidhur me çështje të caktuara.

"Për takimet që VMRO-DPMNE i ndërpreu "3-4 vjet më parë", siç tha në intervistën e tij Ali Ahmeti, nuk mund të komentoj sepse në atë periudhë nuk kam qenë në Maqedoni, pas largimit tim nga Maqedonia udhëheqësia e re plotësisht më ka përjashtuar dhe unë nuk kanë asnjë kontakt apo informacion për aktivitetet dhe vendimet e tyre, përveç nga mediat", shkruan Gruevski në Fejsbuk.

Thirrjet se kush u takua me Gruevskin u intensifikuan dje pas intervistës së Ahmetit për "360 Gradë", i cili i pyetur për ndryshimet në Kodin Penal dhe çfarë nëse Gruevski nuk ndihmon me shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, është përgjigjur se ish kryeministri nuk ka lidhje me Kodin Penal.

"Nuk mendoj se motivi ishte rehabilitimi i dikujt. Arsyeja kryesore është afrimi me standardet e BE-së. Ky ligj që ne e ndryshuam është i ligjeve të ish Jugosllavisë", tha Ahmeti.

Sa i përket pretendimeve të opozitës shqiptare se po bëhen ndryshimet në Gjykatën Penale që Gruevski të kthehet, sipas Ahmetit, këto janë qëndrime politike, të cilat nuk kanë të bëjnë me reformat në drejtësi.

"Shqiptarët nuk e duan Gruevskin sepse në të kaluarën është krijuar një atmosferë e tillë mediatike... Unë mendoj se nëse sulmohet një person çdo ditë në media, kështu krijohet perceptimi, por Nikolla Gruevski ishte kryeministër i këtij vendi për 10 vjet,  ka qene kryeminister i shqiptareve mos behemi egoist le te jemi racional se para se gjithash jemi njerëz. Ai ka qenë kryeministër i këtij vendi dhe tani nuk duhet të përhapim urrejtje", tha Ahmeti, i cili shtoi se kjo urrejtje u zhvillua sepse atëherë LSDM-ja e përhapi përmes mediave.

Ahmeti, në emisionin "360 gradë" në RTVM 1, ndër të tjera është pyetur se "pse ka lejuar që djali i tij politik, Izet Mexhiti, të largohet nga BDI". Ahmeti përgjigjet se nëse BDI-ja është parti e kriminalizuar, siç akuzon Mexhiti, është dashur të fliste më hapur me kryetarin Ahmeti kundër krimit, padrejtësisë apo gjërave të këqija që po ndodhin në BDI.

"Tani të flasim për Mexhitin, i bie sikur po pështyj lart. Çfarë do të ndodhë pastaj, pështyma do të më bie në fytyrë. Izet Mexhiti ishte një zyrtar i lartë i BDI-së për 20 vjet. Gjithçka që thotë Mexhiti është e ngjashme me atë që thashë unë. Dhe unë nëse pështyj lart, pështyma do të më bie në fytyrë. Nëse Izet Mexheti flet keq për shtëpinë e tij, është njësoj sikur të të bie pështyma jote në fytyrë. Nëse ka qenë BDI kriminele, ka qenë 20 vite në BDI dhe është dashur të më flasë më hapur në takime kundër krimit apo padrejtësisë, apo të këqijave që ndodhin në BDI", tha Ahmeti. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s, 360 gradë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR