• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i pamundur pa mbështetjen e SHBA-së

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i pamundur pa mbështetjen e SHBA-së

Prishtinë, 21 mars 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, pas takimit të sotëm me ndihmës sekretarin për Byro nd[ërkombëtare për narkotikë dhe sundim të së drejtës (INL) pranë Departamentit amerikan të Shtetit, Tod D. Robinson, i cili sot shkoi për vizitë zrytare në Prishtinë, tha se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e paluhatshme që institucioni në krye të të cilit është Robinson ia ofron Kosovës tashmë me vite prapa, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në deklaratë pas takimit me Robinsson në kabinetin e saj, Osmani tha se mbështetja amerikane për Kosovën është e pranishme në çdo sektor.

Ajo posaçërisht e veçoi ndihmën e INL-së në kohën kur është formuar policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tpna e kanl vulën e zyres së kryesuar nga ndihmës sekretari Robinson, mes të cilave edhe formimi i i Policisë së Kosovës, e cila sot e gëzon besimin e mbi 95 për qind të qytetarëve. Gjithashtu edhe Agjencia kosovare për forenzikë, Akademia koosvare për iguri publike, e cila edukon gjenerata të plicëve tanë, si dhe Inspketorati çpolicor, i cili soi intitucione kujdeset për mirëmbajtjen e profesionalitetit dhe respektimit të ligjit n[ çdo hap të institucioneve tona", tha Osmani.

“Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën ka qenë prezentë në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të shtetndërtimit tonë. Ndihmës sekretari Robinson ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut përgjatë viteve, dhe kjo është dëshmi sesa shumë njerëz ka edhe sot në administratën amerikane që kanë dhënë kontribut për dekada të tëra që Kosova të jetë këtu ku është sot”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se me ndihmës sekretarin Robinson, biseduan edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
"E njoftova për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në INTPEROL, anëtarësim ky që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve. Të vetmit që përfitojnë nga mos-anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët dhe në veçanti grupet kriminale transnacionale”, tha Osmani. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR