• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

OSBE-ja paralajmëron se do të fillojë me përgatitjet e Ukrainës për pranim në BE dhe NATO

OSBE-ja paralajmëron se do të fillojë me përgatitjet e Ukrainës për pranim në BE dhe NATO

Moskë, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të fillojë me përgatitjen e Ukrainës për pranim në BE dhe NATO, deklaroi përfaqësuesi special i OSBE-së për Ukrainën, Petr Maresh. 

Petr Maresh në bisedë për "Izvestija" hapur deklaroi se misioni i tij do të jetë ta përgatisë Ukrainën për hyrje në BE dhe NATO. 

"Kemi 24 projekte në Ukrainë. Të gjithë ata kërkohen nga ana e Ukrainës. Detyra ime do të jetë që t'i koordinoj ata projekte dhe ta përgatis edhe një të ri. Kam biseduar me ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, ajo vlerësoi se duhet të jem në kontakt sa më të afërt me autoritetet ukrainase. Nuk do t'u dërgoj F-16 dhe Abrams, as raketa, por do t'i përgatis për anëtarësimin dhe partneritetin e ardhshëm të Ukrainës në BE dhe NATO - këto janë detyrat e mia", tha ai. 

Vendimi për emërimin e përfaqësuesit special për Ukrainën nga grupi i vendeve anëtare të OSBE-së u miratua në takimin e fundit të ministrave për Punë të Jashtme të organizatës në Maltë që u mbajt më 5 dhe 6 dhjetor. Diplomati çek Petr Maresh ishte zgjedhur në atë funksion në darkën e punës në të cilën ishin ftuar partnerët e Kievit - përfaqësues të 55 nga 57 vendet e OSBE-së: të pranishëm ishin delegatët nga Rusia dhe Bjellorusia. 

"Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s në mbledhjen në Bruksel, që është mbajtur nga 3 deri 4 dhjetor, njëzëri nuk u deklaruan për ftesën e Ukrainës për anëtarësim në Aleancë, pasi kjo do të thoshte konflikt mes NATO-s dhe Rusisë", deklaroi atëherë ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR