• e premte, 27 dhjetor 2024

Orpo: Krizë në Qeverinë finlandeze më shpejtë se që prisja

Orpo: Krizë në Qeverinë finlandeze më shpejtë se që prisja

Helsinki, 4 korrik 2023 (MIA) – Kryeministri finlandez, Peteri Orpo, vetëm dy javë pas formimit të qeverisë së re, deklaroi se Qeveria është në krizë, por se është e lirë për të funksionuar.

"Kriza qeveritare erdhi më shpejtë se që e prisja", deklaroi Orpo në intervistën për gazetën "Helsingin sanomat".

Ai pati takim me kryetarët e partive në pushtet, ndërsa temë e bisedimeve, midis tjerash ishte edhe dorëheqja e ministrit të Ekonomisë, Vilhelm Zhunila, për shkak të deklaratave paraprake për nazizmin.

"Ky ishte diskutim i hapur dhe i mirë, ndërsa nesër do ta vazhdojmë diskutimin në Qeveri. Ekziston një dëshirë e përbashkët për ta realizuar programin tonë të mirë", tha Orpo.

Ai potencoi se Qeveria nuk e pranon nazizmin, nacionalizmin dhe lëvizjet e tjera ekstremiste.

"Programi i Qeverisë bazohet në shoqëri elitare, të drejta të njeriut, respektimin e të drejtave ndërkombëtare të njeriut, qeverisjen e së drejtës, respektimin e lirive të shtypit dhe vlerave themelore të shoqërisë liberale perëndimore. Puna e Qeverisë bazohet në këto vlera, ndërsa punë e imja është të kujdesem për to", tha kryeministri finlandez.

Ministri i Ekonomisë, pas vetëm 10 ditësh në funksion, më 30 qershor shtroi dorëheqje. Ai në kumtesë potencoi se për shkak të vazhdimit të punës së Qeverisë dhe imazhit të Finlandës, nuk mund të vazhdojë ta kryejë funksionin ministror në mënyrë të kënaqshme.

Ministri u detyrua të japë dorëheqje pasi bëri shaka me përshëndetjen naziste "Hajl Hitler" dhe pasi ishte folës i një ngjarjeje të organizuar nga grupet neonaziste.

QËNDRONI TË LIDHUR