• e enjte, 26 dhjetor 2024

organizata ndërkombëtare për liri të mediave kundër suspendimit të Klan Kosovës

organizata ndërkombëtare për liri të mediave kundër suspendimit të Klan Kosovës

Prishtinë, 16 qershor 2023 (MIA) - Disa organizata ndërkombëtare për liri të mediave dhe rrejti rajonal "gazetarë të sigurt" sot kërkuan nga Ministria kosovare e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ta tërheqë vendimin për suspendim të certifikatës afariste të televizionit Klan Kosova.

Qendra kosovare për liri të shtypit, Instituti ndërkombëtar për shtyp, Federata evropiane e gazetarëve dhe Federata ndërkombëtare e gazetarëve në kumtesë të përbashkët shprehën shqetësim për, siç thonë, masën e paparë të autoriteteve kosoavre të parashtrojë padi penale kundër përfaqësuesve të televizionit.

Organizatat vlerësojnë se veprimet e MINT janë jashtëzakonisht serioze dhe paraqesin kërcënim serioz për lirinë e mediave në Kosovë, si dhe se urdhri për suspendim të certifikatës është arbitrar dhe nuk është sjellë në baza stabile juridike.

"Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës në mënyrë të këtillë të suspendohet certifikata afariste e një radiodifuzeri. Tërheqja e certifikatës afariste, që mund të çojë drejt marrjes së lejes për radiodifuzion, është masë mjaft ekstreme dhe duhet të ndërmerret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në pajtim të plotë me sundimin e së drejtës", shtohet në kumtesë.

Tani për tani TV kanali dhe radioja mbeten në eter, ndërsa portali i saj për lajme vazhdon të punojë, Nëse certifikata e kompanisë do të merrej formalisht me urdhër gjyqësor, do të merrej leja për emetim dhe do të detyrohej të ndalojë punën.

Klan Kosova fuqishëm e kritikoi atë masë dhe përgatitë ankesë për shtyrje të masës. Nga atje deklaruan se ende po përgatisin përgjigje juridike shtesë.

Për vendimin e suspendimit të certifikatës afariste të Klan Kosovës sot duhet të debatohet në Komisionin e pavarur për mediume, i cili i mbikëqyrë mediumet elektronike në Kosovë.

organizatat ndërkombëtare u bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Rozeta hajdari të kujdesen menjëherë të hiqet suspendimi i certifikatës afariste të Klan Kosovës dhe "të ndalojnë të gjitha format e presionit ndaj mediumeve - politike, administrative dhe rregullatore". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR